12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal të Jugosllavisë komuniste

Kryetari i Kuvendit t Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar sot Shaban Polluzhën.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal dhe antishqiptar të Jugosllavisë komuniste.

Ja postimi i Veselit:

Sot kujtojmë me nderim rënien e heroit të Kosovës, Shaban Polluzha. Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra djemve trima në kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë. Kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal dhe antishqiptar të Jugosllavisë komuniste. Partizanët e Titos rrafshuan mbi 40 fshatra e vranë mijëra civilë të pafajshëm, por shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img