10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Vjedhje në shtëpinë e Pal Lekajt

Një vjedhje e rëndë e cila u raportua se kishte ndodhur në Qagllavicë pasditen të së mërkurës, mësohet të ketë ndodhur në shtëpinë e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

Në raport thuhet se personat e dyshuar kanë arritur të vjedhin një sasi të arit dhe argjendit, ndërsa kanë marrë edhe 100 euro para të gatshme.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe ministrin Lekaj, por deri më tani ai nuk ka kthyer përgjigje.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55,  Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img