13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Nesër do ta njoftoj Mustafën se çfarë mendoj për Ushtrinë

“Në Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor i cili pritet të mbahet nesër në Sarajevë, do të shkoj me idenë për të shtrirjen e miqësisë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se në këtë takim do të diskutohet për projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Pas një vizite në Berlin ku u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke folur për një shkrim të  revistës ‘Frankfurter’, ai ka thënë se ndihet i kënaqur që dikush në Gjermani e sheh si politikanin i cili mund të sjellë stabilitet në rajon.

Për sa i takon takimit të nesërm, Vuçiq ka thënë se në qoftë se takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ai do të ia thotë të gjitha ato që mendon për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne do të reagojmë edhe për Trepçën, unë nuk e di se si ai ka në plan të marrë në posedim këtë pronë”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu ai komenti mbi vendimin e autoriteteve kosovare që të gjitha pronat e paluajtshme të regjistruara në emër të Jugosllavisë, Serbisë dhe ‘Krahinës Autonome të Kosovës’, të regjistrohen në emër të Kosovës si pronare e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img