8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Do të vazhdojmë me vendime për komuna të caktuara, bazuar në numrin e të infektuarve me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit virtual me kryetarët e komunave, theksoi se do të vazhdojnë me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se lakorja e ditëve të fundit i detyron për kujdes të shtuar dhe aktiv.

Lexoni të plotë postimin:

“Në takimin virtual me kryetarët e komunave, biseduam për shqetësimet e ditëve të fundit dhe situatës epidemiologjike, si dhe për koordinimin e mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit COVID-19.

Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë  çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.

Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm.

Kërkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit COVID19”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img