10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Zidane i lumtur me fitoren ndaj Getafes: Ligë e vështirë, pikët janë shumë të rëndësishme

Zinedine Zidane ndihet i lumtur me fitoren e ekipit të tij, Real Madridit në udhëtim te Getafe me rezultat 3-0.

Mbretërit fituan pastër në udhëtimin e tyre tek rivali lokal, duke e rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Pas ndeshjes, trajneri Zidane u pa i lumtur, duke theksuar përfshirjen e lojtarëve të tij dhe rëndësinë e tre pikëve në këtë takim.

“Është një fushë e vështirë këtu, por ne arritëm të fitojë. E rëndësishme ishte që luftuam për fitoren. Ne morëm një rezultat të mirë. E dinim që do të luanim kundër një ekipi të komplikuar, por ia arritëm”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Ne e filluam vitin mirë, pasi që gjithmonë na thonë që filloni keq”.

“Për ne është e rëndësishme të fitojmë pikë sepse është një ligë shumë e komplikuar. Djemtë janë futur nga minuta e parë me një intensitet të madh”.

Francezi gjithashtu pas ndeshjes lavdëroi edhe portierin belg, Thibaut Courtois dhe mesfushori kroat, Luka Modric, për paraqitjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img